Pas dy vitesh e gjysmë te Al-Ittihad, Karim Benzema ka zgjedhur të vazhdojë aventurën e tij në Saudi Pro League me një klub tjetër. Sulmuesi francez u transferua te Al-Hilal në përfundim të merkatos dimërore, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.
I prezantuar zyrtarisht pak ditë më parë, Benzema shprehu entuziazmin për sfidën e re: “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Al-Hilal. Është një skuadër e jashtëzakonshme, me histori të madhe dhe shumë trofe. Është si Real Madridi, por në Azi”, tha sulmuesi, duke theksuar ambiciet e klubit.
Karim Benzema ka nënshkruar kontratë që e mban te kampionët në fuqi deri në qershor 2027. Nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi, sulmuesi do të luajë së bashku me bashkatdhetarin e tij, Theo Hernandez, duke forcuar praninë franceze në ekip.









