MERKATO/ Juventus synon të mbyllë marrëveshjen me talentin turk – Kenan Yildiz me kontratë të re

Juventus synon ta bëjë Kenan Yildiz një nga figurat kryesore të projektit të ri bardhezi, pas vendosjes së tij me fanellën prestigjioze me numrin 10.

Sipas raportimeve të “Il Bianconero”, pas interesimit të disa klubeve të mëdha europiane për talentin turk, drejtuesit e Juventusit kanë përshpejtuar negociatat për rinovimin e kontratës së tij, që aktualisht skadon në qershor 2029.

Marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejt, madje brenda kësaj jave. Me kontratën e re, paga e Yildiz pritet të rritet ndjeshëm, nga 1.7 milionë euro neto në sezon në rreth 6 milionë euro neto, plus bonuse.

Ky rinovim e vendos Yildizin si lojtari më i paguar i skuadrës, sidomos në një moment kur largimi i Dusan Vlahovic në fund të sezonit konsiderohet pothuajse i sigurt.