SKADON ULTIMATUMI/ Opozita bojkotoi “Territorialen” – PS aktivizon planin B: Heq bashkëkryesimin për zhbllokimin e komisionit

Pas bojkotit të opozitës në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, mazhoranca socialiste nuk humbet më kohë dhe pritet të aktivizojë mekanizmin zhbllokues për të rifilluar punimet.

Kryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, njoftoi se PS do t’i drejtohet formalish Kuvendit për të ndryshuar përbërjen e komisionit dhe për të fituar kohën e humbur. Ai theksoi se kjo është hera e katërt që opozita nuk merr pjesë, ndërsa prej dy muajsh nuk ka pasur asnjë produkt nga puna e komisionit.

“Ne do t’i drejtohemi seancës për të ndryshuar komisionin dhe për të hapur rrugën me shpejtësi, duke rikuperuar kohën e humbur,” deklaroi Mazniku, duke paralajmëruar se PS do të vijojë punën pa vonesa.