Cristiano Ronaldo surprizon sërish: ylli portugez nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së radhës të Al Nassr ndaj Al Riyadh në Ligën Saudite. Vendimi i tij nuk lidhet me lëndime, por me pakënaqësi për mënyrën se si Fondi Publik i Investimeve (PIF) po menaxhon klubin, duke e krahasuar trajtimin me rivalët, sidomos Al Hilal.
Situata u tensionua edhe më tej pasi Al Hilal ka treguar interes për Benzema, ndërsa Al Nassr ka kryer vetëm një transferim të afatit dimëror, mesfushorin 21-vjeçar irakian, Haydeer Abdulkareem.
Aktualisht Al Nassr renditet në vendin e dytë, tre pikë pas liderit, por vendimi i Ronaldos shton presionin mbi menaxhimin dhe bën bujë në botën e futbollit.









