REAGIMI/ Zelensky: Marrëveshja 1-javore e armëpushimit, një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina pret që Rusia të respektojë marrëveshjen e arritur për një armëpushim njëjavor, e cila parashikon ndalimin e sulmeve ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera.

Zelensky theksoi në një postim në X se marrëveshja u dakordësua gjatë bisedimeve të fundjavës së kaluar në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe shprehu shpresën se të gjitha pikat e diskutuar do të zbatohen në praktikë.

“Ky hap është një kontribut i rëndësishëm drejt progresit të vërtetë për të sjellë fundin e luftës,” tha presidenti ukrainas, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të marrëveshjes.

Armëpushimi vjen pas një periudhe përshkallëzimi të dhunës dhe sulmeve të përsëritura, ndërsa dimri i ashpër ka vështirësuar situatën humanitare në rajon.