Zbardhen detaje të reja nga vizita e Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, në qytetin e Vlorës.
Mbrëmjen e së dielës, pas një ndalese për kafe në zonën e Ujit të Ftohtë, kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump janë zhvendosur drejt Orikumit, ku kanë darkuar në një restorant lokal. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe rreth 60 arkitektë, të cilët kanë zhvilluar biseda dhe diskutime që janë shtrirë deri rreth orës 23:00.
Në fotot e siguruara nga gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, kryeministri Rama dhe Ivanka Trump shfaqen pranë njëri-tjetrit, të buzëqeshur, gjatë qëndrimit në restorant.










