ZJARR NE ELBASAN/ Shkrumbohen masivisht banesat në Gurishtë, Shilbatër – raportohet se katër persona mbeten pa strehë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një banesë në fshatin Gurishtë-Shilbatër, në Njësinë Administrative Tregan, duke e shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përkiste shtetasit Arif Paeshti.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se flakët kanë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit në të gjithë objektin.

Si pasojë e ngjarjes, katër anëtarë të familjes kanë mbetur pa strehë, në një kohë kur temperaturat në zonë regjistrojnë vlera negative. Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Autoritetet lokale vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.