Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-s, John Ratcliffe, u takua të enjten në Caracas me Delcy Rodríguez, presidenten e përkohshme të Venezuelës, ish-zëvendëspresidente nën qeverisjen e Nicolás Maduro. Ky takim shënon një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe qeverisë së re venezuelase, pas rrëzimit dhe arrestimit të ish-presidentit Maduro nga forcat amerikane më 3 janar.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Ratcliffe udhëtoi në Venezuelë me urdhër të presidentit Donald Trump, me qëllim që të përforcojë mesazhin se Shtetet e Bashkuara shpresojnë për një marrëdhënie më të mirë pune me qeverinë e përkohshme të Rodrigéz. Gjatë bisedimeve u diskutuan fusha të mundshme bashkëpunimi ekonomik dhe inteligjence, si dhe nevoja që Venezuela të mos shërbejë më si “strehë e sigurt” për kundërshtarët e SHBA-s — veçanërisht rrjetet e trafikut të drogës.
Ky takim vjen në një fazë kur administrata amerikane po përpiqet të stabilizojë situatën në Venezuelë dhe të krijojë kanale bashkëpunimi me udhëheqësit e rinj, ndërkohë që sfidat ekonomike dhe politike mbeten të mëdha për vendin e lënë pas krizës së gjatë.









