HETIMI/ Financimi i Kuvendit të Rithemelimit – Indrit Hoxha i Diaporës, paraqitet në SPAK

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve që lidhen me financimin e Kuvendit të Rithemelimit.

Burime bëjnë me dije se thirrja në SPAK ka të bëjë me verifikimin e mënyrës së financimit të këtij kuvendi, i cili u mbajt në vitin 2021 me nismën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në atë periudhë, Partia Demokratike ndodhej në një konflikt të thellë të brendshëm për drejtimin, vulën dhe logon e saj, të drejtuar asokohe nga Lulzim Basha.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme synojnë të sqarojnë rrethanat dhe burimet e financimit të aktivitetit politik, në përputhje me legjislacionin në fuqi për financimin e partive politike.