ZYRTARE/ ARRSH njofton bllokimin e daljes Tiranë–Rinas – ja datat dhe oraret

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se më datat 13 dhe 14 janar do të bllokohet përkohësisht rampa që lidh autostradën e Tiranës me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të aplikohet gjatë orëve të natës, nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në zonën e Qafë Kasharit.

Gjatë këtij intervali, qarkullimi i mjeteve drejt aeroportit do të devijohet përmes akseve alternative:

  • Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
  • Rruga dytësore
  • Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
  • Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim, të ndjekin sinjalistikën e përkohshme dhe të planifikojnë udhëtimin paraprakisht, për të shmangur vonesat dhe vështirësitë në lëvizje drejt dhe nga Aeroporti i Rinasit.