Sarah Barnett, ish-oficere burgu në Derbyshire të Anglisë, është shpallur fajtore për shpërdorim detyre, pasi krijoi një marrëdhënie të ndaluar me një të burgosur, nga e cila mbeti shtatzënë.
Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2023, kur i dënuari Scott Taylor, i liruar përkohësisht gjatë natës, nuk u rikthye në institucionin e vuajtjes së dënimit, por qëndroi në banesën e Barnett, në kundërshtim me rregullat e burgut.
Sipas dosjes gjyqësore, Barnett ishte në dijeni të detyrimit të Taylor për t’u kthyer në burg dhe, megjithatë, e nxiti atë të qëndronte me të. Pas arrestimit të të burgosurit, ajo zbuloi se ishte shtatzënë gjashtë javë me fëmijën e tij.
Gjykatësi Shaun Smith vendosi që ish-oficerja të mos dënohej me burg, duke i caktuar një urdhër dyvjeçar shërbimi dhe mbikëqyrjeje në komunitet, si dhe 25 ditë aktivitet rehabilitimi.
Në arsyetimin e vendimit, gjykata theksoi problemet e Barnett me shëndetin mendor dhe mungesën e mbështetjes sociale, duke vlerësuar se një masë komunitare ishte më e përshtatshme sesa një dënim me burg.












