NJOFTIMI/ Berisha dhe Noka e konsideruan të përjashtuar nga partia – Salianji vijon turin: Nesër takim me demokratët në Korçë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nuk ka ndalur aktivitetin e tij politik pavarësisht akuzave të bëra nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, të cilët kanë deklaruar se “Foltoret” po organizohen nga eksponentë të lidhur me krimin.

Salianji ka njoftuar takimin e radhës me demokratët dhe mbështetësit e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai bëri me dije se nesër do të jetë në Korçë për një takim me strukturat dhe simpatizantët e PD-së.

Takimi do të zhvillohet në orën 17:00, në ambientet e Kinema Majestik.