Berisha: Tryeza opozitare mbetet e hapur për këdo që ndjen veten opozitar, synimi është rrëzimi i qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se tryeza e dialogut mes forcave opozitare është e hapur për të gjithë ata që identifikohen si opozitarë. Gjatë një deklarate për shtyp, ai tha se qëllimi i kësaj nisme është krijimi i një fronti sa më të gjerë kundër qeverisë aktuale.
Berisha theksoi se nuk dëshiron të paragjykojë qëndrimet e aktorëve politikë para zhvillimit të takimit, duke lënë të hapur mundësinë e reflektimit dhe bashkëpunimit.
“A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime.. Dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitar janë të mirëpritur,” tha ai.
Sipas tij, ftesa nuk përjashton askënd dhe nuk është e kushtëzuar, ndërsa komentet e bëra para mbledhjes së tryezës nuk do të ndikojnë në frymën e bashkëpunimit që kërkohet për të rrëzuar qeverinë.









