PARALAJMERIMI/ “Po përpiqen të riarmatosen” – Trump ja bën të qartë Iranit: Nëse kjo është e vërtetë, do t’i shkatërrojmë plotësisht

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me një sulm tjetër ndaj Iranit, nëse Teherani përpiqet të rindërtojë programin e tij të raketave balistike ose të rifillojë programin bërthamor.

“Kam dëgjuar se Irani po përpiqet të riarmatoset dhe, nëse kjo është e vërtetë, do të na duhet të ndërhyjmë për t’i ndaluar”, deklaroi Trump përpara një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të mos lejojnë një skenar të tillë.

“Ne do t’i ndalojmë ata. Do t’i shkatërrojmë plotësisht”, tha ai.
Sipas mediave ndërkombëtare, Trump e bëri kërcënimin e tij ndërsa priti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në pronën e tij Mar-a Lago në Palm Beach të Floridës.
Trump tha se SHBA-të dhe Izraeli kanë qenë jashtëzakonisht fitimtarë kundër armiqve të tyre, duke iu referuar luftërave në Gaza dhe Liban, si dhe sulmeve të qershorit kundër Irani.