Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ai dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu arritën në “shumë përfundime” gjatë takimit të tyre, duke theksuar se mes dy palëve ka shumë pak dallime në qëndrime dhe objektiva.
“Nuk ka pothuajse asnjë diferencë mes asaj që po shohim dhe asaj ku duam të shkojmë”, u shpreh Trump në një konferencë për shtyp pas takimit, duke vlerësuar gjithashtu delegacionin izraelit si “një grup shumë të talentuar”.
Trump tha se bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Izraelit ka qenë shumë i mirë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa falënderoi Netanyahun, duke e quajtur me nofkën “Bibi”.









