NGJARJE E RENDE/ Aksident në aksin Fier-Roskovec – raportohet për plagosjen e drejtuesit të mjetit bujqësor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Roskovec.

Sipas raportimeve, një automjet ka përplasur një mjet bujqësor. Për pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

Shoferi i automjetit, Josif Shkëmbi është shoqëruar nga policia në komisariat ndërsa i plagosuri Ani Hazizi është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor mësohet se ndodhen në vendngjarje.