NEGOCIATAT/ Rubio për planin e paqes Rusi-Ukrainë: Ka përparim, por kemi ende shumë për të bërë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se ka shenja përparimi në përpjekjet për arritjen e një plani paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, por theksoi se procesi është ende larg përfundimit.

Rubio sqaroi se Shtetet e Bashkuara nuk imponojnë vendime apo kushte ndaj asnjë vendi të përfshirë në konflikt, por luajnë rolin e ndërmjetësit duke propozuar zgjidhje që synojnë arritjen e paqes.

“Ka përparim, por kemi ende shumë për të bërë”, u shpreh ai, duke nënvizuar se bisedimet kërkojnë kohë, vullnet politik dhe bashkëpunim nga të gjitha palët.

Deklarata e Rubios vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë intensifikuar, ndërsa roli i SHBA-së mbetet kyç në procesin e negociatave.