Një aksident fatal ka ndodhur këtë diel në Paskuqan, ku punëtori H. P., 64 vjeç, duke kryer punime hidraulike, ra nga lartësia dhe humbi jetën.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin Nr. 5 arrestuan në flagrancë administratori të firmës nënkontraktore, A. M., 61 vjeç.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.









