Inter merr kreun e klasifikimit në Serie A, teksa mundi 1-2 Genoan.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e gjashtë.
Harry Kane shpëton Bayernin nga humbja në fund, bavarezët ndalen nga Mainz
E majta tokazi e Bisseck gjeti të papërgatitur portierin vendas.
Lautaro dyfishoi shifrat në të 38-tën.
Pavarësisht zonës së dendur me lojtarë, sulmuesi argjentinas gjeti mjaft mirë rrugën e rrjetës.
Vendasit u përpoqën që të futeshin në lojë me golin e Vitinha, por vetëm kaq.
Inter kryeson kampionatin me 33 pikë, duke përfituar maksimalisht nga barazimi i Milanit me Sassuolon dhe humbja e Napolit përballë Udineses









