SAJDISJA/ Lapaj e quajti tradhëtar të demokratëve me firmat për Shabanin – Berisha e “përgëzon”: E përshëndes protestën e tij të drejtë

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim me qytetarët të zhvilluar këtë të diel.

Gjithashtu Berisha shtoi se e ka mbështetur aktin e tij, sepse sipas tij protesta e kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, është e drejtë.

“Lapaj nuk përjashtohet dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur, edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij dhe protestën e tij të drejtë.”, nënvizoi ai.

Gjithashtu Berisha bëri thirrje për protesta kombëtare me 22 dhjetor deri në krijimin e një qeverie teknike.

A