OPERACIONI I FNSH/ Pas 6 personave të arrestuar, përfshi dhe djalin e Rahman Rrajës, shpallen në kërkim edhe 4 të tjerë

6 persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë pas një operacioni të zhvilluar mërkurë nga FNSH në Krujë dhe Nikël. Mësohet se nga ky operacion janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë.

Të arrestuari janë identifikuar si Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Rexhep Rraja është djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Ata akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal. Më tej bëhët me dije se ata ishin në kërkim nga operacione të tjera të mëparshme nga SPAK.