DOSJA “PARTIZANI”/ Sot seanca e radhës në GJKKO për Berishën dhe të dhëndrin, Malltezin

Në GJKKO këtë të mërkurë do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndërit të tij Jamambër Malltezit dhe dy të pandehurve të tjerë, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Seanca u shty për në datën 10 dhjetor për shkak të mungesës së dy avokatëve të të pandehurve. Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 12:30.

Berisha akuzohet nga SPAK se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, qeveria e tij ka ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.