ZYRTARE/ Kallëzimet për Kreshnik Hajdarin e PS – njoftimi i SPAK: Kryebashkiaku i Kuçovës po hetohet në tre procedime penale të ndryshme

Kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për tre kallëzime që janë bërë për të, duke konfirmuar se ato janë vlerësuar dhe kanë nisur tre procedime të ndryshme.

Këtë e bën të ditur politikani opozitar Lefter Maliqi, i cili ka publikuar shkresën me përgjigjen e SPAK dhe zbulon se kush i ka bërë kallëzimet.

“SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të Bashkisë Kuçovë, të dhuruar në 2019 dhe grabitur në 2023. Plus 2 kallëzime nga Avokati Arben Llangozi, plus 1 kallëzim nga Deputetja Albana Volshi, plus kallëzimi i fundit nga ana ime për tenderin 1 Milion Euro në Havaleas”, shkruan Maliqi.

Ai thotë se edhe Prokuroria e Beratit është duke e hetuar kryebashkiakun e Kuçovës për një tender me vlerë 4 milionë euro në Sinec, ndërkohë që ngre dyshime se pas Kreshnik Hajdarit qëndrojë oligarkë të fuqishëm.

“Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”. Kush po e mbron ende?  Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ? Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari?”, vijon ai.

Lefter Maliqi thotë se kreybashkiaku socialist ka bërë pazare me eksponentë brenda opozitës në dëm të tij, si një politikan dhe zë i fuqishëm i opozitës në Berat e Kuçovë.

“A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë?? A bëtë pazare ju hajdutë Rilindas në pushtet politik dhe lokal në Qarkun Berat dhe në bashkëpunim me këta 2-3 eksponentë politikë të PD më luftuat dhe dogjët mandatin e 3 të PD?”, shton Lefter Maliqi.

Ja postimi:👉 https://www.facebook.com/photo.php?fbid=122203934006297504&set=a.122100532856297504&type=3&ref=embed_post