KRIZA NE ASHM/ Grupi i Salianjit e sfidoi nga Durrësi – Berisha nis lëvizjet përçarëse: Alimehmetin e kam pritur me kërkesën e tij, Salianji nuk ka kërkuar takim 

 Kreydemokrati Sali Berisha deklaroi se ka zhvilluar një takim me Ilir Alimehmetin, të cilin sipas tij e ka pritur me kërkesë të vetë Alimehmetit. Ndërkohë sa i përket anëtarit të kryesisë Ervin Salianji, Berisha bëri me dije nuk ka kërkuar takim.

“Asnjë takim privat nuk më impresionon. Asnjë takim privat! Absolutisht. Ndërkohë, do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve. Ky besoj, kjo është detyra ime, ky është parimi për çdo forcë politike demokratike. Por ata që zgjedhin privaten, zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Pas analizës ne shkojmë drejt kongresit zgjedhor. Po, ka mendime, e them këtu, të qartë që në PD duhet të ndahen funksionet dhe kjo do ndodhë. Por të gjitha këto do bëhen me vullnetin e anëtarësisë së PD. Me vullnetin e demokratëve. Ilir Alimehmetin e ka pritur, ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Anëtari i kryesisë, Salianji nuk ka kërkuar.

Alimehmeti nuk ka sjellë asnjë platformë, kemi bërë një bisedë dhe pak a shumë i kam thënë këto që po u them ju.
Ne kemi një statut, kemi një vullnet. Por një gjë ta dijë kushdo, për asnjë lloj qëndrimi, unë Edi Ramës nuk i jepja luksin, nuk i jepja material kundër raportit të OSBE/ODIHR.

Atë nuk e bëja kurrë unë. Se unë dy premtime të thjeshta kam pasur. Kam premtuar se do mbroj votën dhe ripërsërita për këtë, në kushte jo të lehta, 2001-shin, e mbrojta votën, ja ku i keni. Por jo këtë, merr raportin….

Nuk ishte një takim në grup, ishte një takim midis meje, Alimehmetit, e kërkoi vetë, kryekëshilltar i opozitës në Bashkinë e Tiranës dhe drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD. Absolutisht unë pres, brenda orarit tim dhe mundësive të mia, pothuajse shumicën dërrmuese të atyre që kërkojnë takim,” tha Berisha.