Real Madrid-i thuhet se ka bërë një hap të rëndësishëm në treg duke përgatitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për Vitinha-n, sipas mediave spanjolle.
Me këtë veprim, klubi i bardhë dëshiron të forcojë skuadrën e tij me një lojtar që e konsideron kyç për të ardhmen.
Real Madrid-i e sheh Vitinha-n si një lojtar të ri me potencial të madh.
Klubi francez ia rinovoi kontratën në shkurt të vitit 2025 për të siguruar të ardhmen e tij mes interesit nga ekipet e tjera.
Megjithatë, Real Madrid-i dëshiron të bëjë një bujë të madhe në tregun e transferimeve. Oferta prej 150 milionë eurosh për Vitinha-n tregon se klubi është i qartë për nevojën e tij për përforcime të konsiderueshme në mesfushë.
Raportet nga Franca tregojnë se Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend ta shesë atë dhe se vlera e tij mund të jetë edhe më e lartë se 150 milionë euro. Kjo e bën transferimin të komplikuar, por Real Madrid-i është i përgatitur të vazhdojë.









