PERPLASJA ME TOKION/ Kina e kalon në OKB mosmarrëveshjen e saj me Japnoninë për ndërhyrje në Tajvan

Kina ka ngritur zyrtarisht në Kombet e Bashkuara mosmarrëveshjen e saj në rritje me Japoninë, duke akuzuar Tokion se po kërcënon me “ndërhyrje të armatosur” në çështjen e Tajvanit.

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ambasadori kinez Fu Cong kritikoi ashpër deklaratën e kryeministres japoneze Sanae Takaichi, e cila kishte paralajmëruar se një sulm i mundshëm kinez ndaj Tajvanit mund të sillte një përgjigje ushtarake nga Japonia.

Fu e cilësoi deklaratën e Takaichit si “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare” dhe normave diplomatike. Ai paralajmëroi se çdo përpjekje e Japonisë për të ndërhyrë ushtarakisht në situatën ndër-Strait do të konsiderohej “akt agresioni”.

Sipas misionit kinez në OKB, ambasadori u shpreh se Kina “do të ushtrojë me vendosmëri të drejtën e saj të vetëmbrojtjes” dhe do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar.