MOTI I KEQ/ Reshjet e shiut në vend – evakuohen 5 familje në Thumanë dhe Zejmen

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përshkuar vendin tonë këtë marte duke sjellë përmbyllje dhe problematika në disa qarqe. Për shkak të pranisë së ujit në banesa, është kryer evakuimi i një familje prej 5 anëtarësh nga ekipet e Forcave të Armatosura në fshatin Dukagjin i Ri, në Thumanë.

Në Zejmen, si pasojë e vërshimit të përrenjve të Prullit dhe Pllanës, ka prani uji në 4 banesa. Banorët janë akomoduar përkohësisht nga strukturat vendore. Forcat e emergjencave kanë kryer tërheqjen e ujit dhe pastrimin fillestar të ambienteve të prekura.