BRAKTISET BERISHA/ “Nuk shkoj në protestën e opozitës” – Aktivistja e spikatura e PD në Shkodër, Rexhvelaj: Protesta një tallje për ne, i shërben regjimit të qeverisë”

Anëtarja e PD në Malësinë e Madhe Mimoza Rexhvelaj është shprehur kundër protestës të opozitës.

Rexhvelaj shprehet se kjo protestë e PD është një tallje në një kohë kur ende nuk ka një analizë për humbjen e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Rexhvelaj kjo protestë më shumë se opozitës i shërben regjimit të qeverisë.

Ja se çfarë shkruan Rexhvelaj në statusin e saj:

Mjaft ështe mjaft ‼️

Unë nuk do të shkoj nesër në protestën e opozitës dhe arsyeja është e thjeshtë: s’kam më kohë tepër për t’i shërbyer regjimit dhe as atyre që i shërbejnë regjimit.

Protesta nuk bëhet pa analizuar humbjen, pa nxjerrë shkaqet dhe pa përmendur përgjegjësit me emër e mbiemër.

Nuk ka protestë pa kërkuar ndjesë për humbjen, për listat, për talljen dhe braktisjen e qytetarëve.

Jemi lodhur nga ata që fryjnë gjoksin dhe këndojnë të njëjtin refren në çdo fushatë: “vendos unë, lista ime, partia ime”, por kurrë nuk thanë:”faji im”.

Nuk shkoj sepse nuk dua të ndihem e fyer dhe nuk dua të jem tek ajo lista që llogaritet si “në xhep”…

Ne kemi dhënë gjithçka gjithë këto vite,mes shiut, borës, gazit, sulmit, përplasjet me shtetin e policinë, por në asnjë moment nuk kemi marr një falenderim njerëzor, një mirënjohje sa për sy e faqe.

Protestonim, bënim xhiron, bënim fotot dhe na shpërndanin me besim se ishte beteja e fundit, se qeveria u shëmbë për tokë dhe opozita po kthehej në shpresë…

Ditën tjetër, qeveria vazhdonte punën e qetë dhe opozita pazarin qetë dhe ne mbetëm sërish në vendnumëro.

Mjaft është mjaft.

Ndaj, thirreni popullin vetëm kur ta keni seriozisht rrëzimin e qeverisë!

Koha e serenatave kolektive ka mbaruar. Koha e përgjegjësisë ka ardhur…