Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin dhe degjesën publike për Projekbuxhetin 2026, teksa më shumë sesa për këtë të fundit, tregoi interes për fatin e Erion Veliajt. Rama u shpreh se nuk është normale të jetë ai pjesë e diskutimit, duke theksuar se duhet të ishte kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt.
“Nuk është normale të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e Bashkisë duhet të ishte kryetari”, u shpreh Rama.
Por, Kryeministri shtoi se “Por s’ka për çfarë na vjen keq duhet të ecim përpara”.
Edi Rama: I fituam zgjedhjet me rezultatin më të mirë historik për PS. Nuk është normale të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e Bashkisë duhet të ishte kryetari. Është për të ardhur keq.
Por s’ka për çfarë na vjen keq duhet të ecim përpara. Çfarë nuk thuhet në këtë vend. Kur Kryetari i Bashkisë u mor nga zyra për tu mbyllur në qeli pa gjyq, ngrita zërin për një proces të drejtësisë që është disproporcionale.
Cilado qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e Bashkisë janë të pamjaftueshme sa kohë kryetari i Bashkisë nuk ka vrarë njeri për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie të zgjedhur. Gjithsesi drejtësia është e pavarur. Qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim.









