APOLOGJI PER VELIAJN/ “Duhet të ishte kryetari i Bashkisë” – Rama në prezantimin e pr.buxhetit për Tiranën: S’ka për çfarë na vjen keq, të ecim përpara

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin dhe degjesën publike për Projekbuxhetin 2026, teksa më shumë sesa për këtë të fundit, tregoi interes për fatin e Erion Veliajt. Rama u shpreh se nuk është normale të jetë ai pjesë e diskutimit, duke theksuar se duhet të ishte kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt.

“Nuk është normale të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e Bashkisë duhet të ishte kryetari”, u shpreh Rama.

Por, Kryeministri shtoi se “Por s’ka për çfarë na vjen keq duhet të ecim përpara”.

Edi Rama: I fituam zgjedhjet me rezultatin më të mirë historik për PS. Nuk është normale të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e Bashkisë duhet të ishte kryetari. Është për të ardhur keq.

Por s’ka për çfarë na vjen keq duhet të ecim përpara. Çfarë nuk thuhet në këtë vend. Kur Kryetari i Bashkisë u mor nga zyra për tu mbyllur në qeli pa gjyq, ngrita zërin për një proces të drejtësisë që është disproporcionale.

Cilado qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e Bashkisë janë të pamjaftueshme sa kohë kryetari i Bashkisë nuk ka vrarë njeri për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie të zgjedhur. Gjithsesi drejtësia është e pavarur. Qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim.