Në dëgjesën me banorët e njësisë nr.2 në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin për rritjen e pensioneve.
Kryeministri ka prezantuar se pensionet do të pësojë një dyfishim pas çdo viti brenda këtij mandati.
Fjala e kryeministrit:
Nga janari 2026 të rrisim mbështetjen për pensionistët dhe rritja e çdo janari që vjen do të jetë dyfishi i janarit paraardhës.
Pra në janar të 2027, do të jetë dyfishi i 2027. Në janar të 2028 do të jetë dyfishi i 2027. Në fund do të jetë pesëfishi për të rritur atë mbështetje që e kemi bërë publike dhe deklaruar gjatë fushatës.
Tjetra që vlen të rishpjegohet është marrëdhënia e kësaj rritje me indeksimin. Kjo rritje nuk ka lidhje me indeksimin. Nëse indeksimi është bërë në mënyrë të përvitshme do të vazhdojë të jetë në mënyrë të përvitshme.
Duke filluar me rritje e mbështetjes së pensionistëve muaj pas muaj do të kemi, do të kemi po ashtu paralelisht indeksimin për pensionet është një mase më vete, në buxhetin e shteti që parashihet.
Mbështetja ekstra për pensionet do të shkojnë në shifrën 1.7 miliardë euro. Ky moment është moment që e përmbush atë që ka qenë ambicia jonë kryesore. FMN u shpreh me nota pozitive për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Fakti që sot edhe pensionistët përfshihen në këtë ambicie, është fakt që edhe mua më lehtëson në lidhje me pensionistët. Bonusi i fundvitit do të jepet ekzaktësisht siç është dhënë vitin e kaluar, duke filluar në muajin dhjetor. Vitin e ardhshëm, do fillojmë nga janari mbështetjen për pensionistët









