Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilrjan Celibashi tha në komunikimin me mediat se pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki deri në orën 13:00 është 13,09%
Bashkia Mat ka deri tani pjesëmarrjen më të lartë, me 29,26 për qind dhe Vlora ka pjesëmarrjen më të ulët me vetëm 8, 51 për qind të votuesve.
“Procesi ka ecur normalisht, i qete dhe pa asnjë shqetësim serioz. Nuk kemi evidentuar ndonjë problem që të ketë ndikuar në procesin e votimit, të gjitha qendrat vijojnë procesin normalisht”, tha Celibashi.
“Deri tani nuk kemi evidentuar problem që të ketë ndikuar procesin e votimit. Të gjitha qëndrat po funksionojnë normalisht. Pjesëmarrja në votime, 13.09 % deri në momentin që ne flasim. Mati me pjesëmarrjen më të lartë, dhe Vlora me pjesëmarrjen më të ulët, me 8.51 %. Pjesëmarrja më e madhe e votuesve sa i përket grupmoshva, mbi 65 vjec e ndjekur nga 55-64 vjec ndjekur më të ulët 18-22 vjec,” tha Celibashi.









