Kur kanë kaluar më shumë se 5 orë nga hapja e kutive të votimit për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Vlorës, interesi i qytetarëve për t’ju drejtuar kutive të votimit duket mininal.
Në Vlorë këtë të diel shumë qytetarë kanë zgjedhur të pushojnë dhe të pinë një kafe buzë detit, në vend që të shkojnë në qendrat e votimit.
Në pamje e publikuara nga Euronews Albania, shumë qytetarë vlonjatë shihet të ulur në lokalet e Lungomares duke shijuar detin, ndërsa pjesëmarrja në votime deri tani mbetet e ulët.
Sipas raportimit të KQZ, deri në orën 11:00 kishin marrë pjesë në votime vetëm 5 për qind e qytetarëve.









