MESAZHI/ Sot zgjidhet kryebashkiaku i New York – Trump bën thirjen e fundit: Duhet ta mbështesni Cuomon! Mamdani është komunist

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur mbështetje të plotë për kandidatin Andrew Cuomo-n, pak para se të hapeshin qendrat e votimit në New York. Trump shkroi në Truth Social, njujorkezët duhet të votojnë për ish-guvernatorin për të mposhtur komunistin Mamdani. Sipas Donald Trump, New York do të shkatërrohet ekonomikisht dhe shoqërisht nëse fiton kandidati demokrat.

Presidenti theksoi se situata vetëm sa mund të përkeqësohet me një komunist në krye dhe vetë Trump nuk e dëshiron ketë gje. Gjithashtu Trump thekson se do të preferonte të shihne një demokrat, i cili ka një histori suksesi, të fitonte, sesa një komunist pa përvojë dhe me një histori dështimi dhe të plotë.

“Nëse kandidati komunist Zohran Mamdani fiton zgjedhjet për kryetar bashkie të Nju Jorkut, është shumë e pamundur që unë të kontribuoj me fonde federale, përtej minimumit të kërkuar, për qytetin tim të dashur të Nju Jorkut, për shkak të faktit se, si komunist, ky qytet dikur i madh ASNJË shans për sukses, apo edhe mbijetesë!” shkroi presidenti amerikan në Truth Social.

Situata vetëm sa mund të përkeqësohet me një komunist në krye dhe unë nuk dua, si President, të shpërdoroj paratë. Është detyra ime të drejtoj vendin dhe jam thellësisht i bindur se Nju Jorku do të zhytet në një katastrofë të plotë ekonomike dhe sociale nëse fiton Mamdani.

Do të preferoja të shihja një demokrat, i cili ka një histori suksesi, të fitonte, sesa një komunist pa përvojë dhe me një histori DËSHTIMI TË PLOTË DHE TOTALE. Ai nuk ishte asgjë si kongresmen, ai përfundoi i fundit në klasën e tij, dhe si kryetar bashkie i asaj që ndoshta është, përsëri, qyteti më i madh në botë, ai NUK KA ASNJË SHANS ta kthejë atë në lavdinë e mëparshme! Duhet ta mbajmë mend edhe këtë: Një votë për Curtis Silva (i cili duket shumë më mirë pa beretë!) është një votë për Mamdani-n.

Pavarësisht nëse ju pëlqen personalisht Andrew Cuomo apo jo, ju vërtet nuk keni zgjidhje tjetër. Duhet të votoni për të dhe të shpresoni se ai bën një punë fantastike. Ai është i aftë për këtë, Mamdani jo!”, vazhdoi presidenti amerikan, duke përfunduar postimin e tij.

Pas postimit të Trump, Andrew Cuomo komentoi se presidenti amerikan nuk po e mbështeste në fakt kandidaturën e tij.

“Presidenti Trump nuk më mbështet mua. Ai kundërshton Mamdani-n, apo jo?. Ai beson se Mamdani është një kërcënim ekzistencial për Nju Jorkun. Ai beson se është komunist. Ai beson se do ta falimentojë Nju Jorkun. Ai nuk më mbështet mua, ai kundërshton Mamdani-n”, tha Cuomo