Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar për ecurinë e punimeve në projektin e Aeroportit të Vlorës, duke theksuar se pavarësisht mosmarrëveshjeve mes kompanive kontraktore, projekti do të vijojë dhe do të përfundojë sipas planit.
Ministrja Enena Karakaçi deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se dy kompanitë e përfshira në ndërtim kanë një konflikt tregtar mes tyre, i cili ka ndikuar në krijimin e vonesave dhe tensioneve në projekt.
Sipas saj, ministria u ka lënë një afat 30-ditor palëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet, duke theksuar se qeveria është e gatshme të ndërhyjë për të lehtësuar negociatat nëse është e nevojshme.
Ajo shtoi se projekti i Aeroportit të Vlorës po ecën në fazën e tij të ndërtimit dhe se objektivi mbetet përfundimi dhe vënia në funksion brenda afateve të përcaktuara nga vetë kompanitë kontraktore.
Gjithashtu, ministria ka paralajmëruar se çdo vonesë në zbatimin e punimeve shoqërohet me penalitete, për të cilat tashmë janë lëshuar edhe faturat e para.









