MOMENTI FINAL/ Mbyllet seanca në Kushtetuese për Veliajn – trupa tërhiqet për vendim

Prej rreth shtatë orësh, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra dhe për dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.

Pas marrjes së konkluzioneve të palëve, gjykata është tërhequr për vendim.

Që prej arrestimit më 10 shkurt, kjo ishte shfaqja e parë publike e Veliajt, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se mandati i tij kushtetues nuk mund të ndërpritet nga askush para përfundimit të afatit, përveç rasteve kur ka shkelje të rënda të Kushtetutës.