RIKTHIM NE QELI/ 7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca – Erion Veliaj niset drejt paraburgimit – vendimi brenda 30 ditësh

Pas 7 orëve në Gjykatën Kushtetuese ka përfunduar seanca për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për vendim, ndërsa Erion Veliaj nën shoqërimin e efektivëve të Policisë së Burgjeve, u nis përsëri me të njëjtin furgon drejt qendrës së paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej rreth 9 muajsh.

Furgoni i Policisë së Burgjeve që kryen transportin e Erion Veliajt ka dalë nga porta nga krahu e Kryesisë e Kuvendit për t’iu drejtuar IEPV-s së Durrësit.

Në momentin kur Veliaj la ambientet e Gjykatës Kushtetuese, në sfond u dëgjuan disa mbështetës të tij që brohorasin: “Forca kryetar, forca!”.

Sakaq, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit për këtë çështje do të njoftohet në vijim