ASHM NE KAOS/ Kërkuan shkarkimin e Peleshit, por e votuan vetëm 10 demokratë – Këlliçi përpiqet të sqarojë qytetarët: Nuk po e kuptonim çfarë po ndodhte

Gjatë seancës së kësaj të enjte mazhoranca hodhi poshtë kërkesën e opozitarëve lidhur me shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit.

Ndërkohë, vetë demokratët votuan me 10 vota pro. Ky rezultat është sqaruar së fundmi edhe nga deputeti demokrat, Belind Këlliçi i cili pohoi se në momentin e votimit kolegët e vet nuk po kuptonin se çfarë projektvendimi ishte hedhur në votim.

Ai theksoi se të gjithë deputetët e Partisë Demokratike kanë qenë “Pro” shkarkimit të Peleshit.

“Zoti kryetar e para, për të dhënë një sqarim për publikun. Pak më parë Pak më parë u zhvillua procedura për votimin e kërkesës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, nga zv. kryetarja e Kuvendit. Është e paprecedentë ajo që ndodh, pasi deputetët pyesin cili nga raportet, dhe fillimisht hidhet një raport për votim, votohet, raporti i dytë, votohet dhe pastaj projektvendimi.

Por, në momentin që u zhvillua procesi i votimit të gjithë deputetët e opozitës, po ta shihni, kërkonin informacion nga drejtuesja e seancës se çfarë ishte dhënë për votim dhe nuk jepet sqarimi. Për të sqaruar opinionin publik dhe për t’u ndalur te procesverbali duke qenë se ka dalë rezultati i atij votimi sqarojmë se të gjithë deputetët e opozitës kanë qenë të vendosur për të shkarkuar pro kërkesës, por në pamundësi për të kuptuar se çfarë ishte hedhur për të votuar një pjesë prej tyre nuk kanë marrë pjesën ë votim. Rezultati nuk është me 10 vota”, tha Këlliçi.