Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar sot opozitën pas votimit të kërkesës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Balla u shpreh me ironi se opozita duhet të gjejë se ku i kanë shkuar votat, pasi deputetët kanë pretenduar se nuk e kanë kuptuar për çfarë po votohej.
Ai shtoi me tone sarkastike se i vjen keq për opozitën, duke i ftuar që “të shkojnë edhe njëherë tjetër, se nuk i dihet”.
Balla: Zoti Këlliçi e ju të nderuar anëtarë, neni114 pika 4 e Rregullores sqaron se votohet kërkesa, raportet janë relacione shoqëruese. Neni 60 pika 1 votimi bëhet i fshehtë. Gjeni ku ju kanë shkuar votat, nuk kanë ardhur nga ne por nuk dihet ku kanë ikur. Si personat e shpallur në kërkim. Keni humbur 26 nga nismëtarët me vjen keq për ju. Po të vini edhe një herë tjetër nuk i dihet se si dilni.









