KONFIRMOHET UJDIA/ A do ulet në një tryezë më Ramën? – dakortësohet Sali Berisha: Jam pro idesë së Senatit

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se nuk është e vërtetë që do të ulet në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar për Senatin.

Nga jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha tha për gazetarët se ligji parashikon që përfaqësuesit e dy partive në Komisionet duhet të diskutojnë për krijimin e Senatit.

Ai deklaroi se e mbështet këtë ide, pasi redukton numrin e deputetëve dhe për rrjedhojë edhe faturën e shpenzimeve.

Pyetje: Ju jeni i gatshëm të uleni me Ramën për Senatin?

Berisha: Ka një komision parlamentar, ai komision dhe ai ligj nuk parashikon uljen time me Edi Ramën. Ai parashikon që përfaqësuesit e dy partive në komisionin elektoral të parlamentit të diskutojnë edhe këto çështje të senatit,. Po u pranua numri i deputetëve do të reduktohet. Dhe unë jam për këtë. Vendi mund të ketë një senat me një numër më të reduktuar deputetes për të ulur faturën.