Real Madrid e ka mbyllur në avantazh 2-1 pjesën e parë ndaj Barcelonës.
Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 22-të, me Kylian Mbappe, i cili shënoi i vetëm me portierin.
Barcelona barazoishifrat 1-1, në minutën e 38-të, kur Fermin Lopez gjeti rrugën e rrjetës, pas një asisti të marrë nga Rashford. Gafë e Guler në prapavijë, që u shfrytëzua në maksimum nga miqtë.
Në minutën e 43-të, ishte Bellingham që shënoi golin e avantazhit 2-1, pas një pasimi të marrë në zonë.









