Ish-deputetja e PD Dhurata Çupi, e lënë në listën humbëse të Tiranës në zgjedhjet e 11 Maji, ka publikuar sot një status në rrjetet sociale që vjen si reagim pas largimit për në PS të ish-kryetares së PD Sarandë, e cila është emëruar nënkryetare e bashkisë Sarandë.
Mesa duket sulja e ushtrisë së sharësve të Sali Berishës ndaj zonjës Nikollo, ka nxitur sensibilitetin e Dhurata Çupit e cila ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës që siç thotë ajo tenderat i merr nga qeveria dhe moralin e shesin në PD…
Postimi i Dhurata Çupit:
” Kanë 13 vite “opozitarë”, por jetojnë si mazhorancë.
Tenderat i marrin nga qeveria, moralin e shesin te opozita.
Opozita nuk është strehë për të përfituar, por betejë për të ndryshuar.
Demokratë ortakë me qeveritarë, pallate me bashkiakë, me partiçka si kërpudha mas shiut e shesin moral.
Janë po të njëjtët që i përzenë figurat e dobishme intelektuale, dhe pastaj ju turren përse ikin” .










