Juventusi ka pësuar humbjen e parë të sezonit, pikërisht në javën e shtatë të Seria A.
“Zonja” është dorëzuar në transfertë ku Como fitoi pastër me rezultatin 2-0.
Kempf në minutën e katërt dhe Niko Paz në minutën e 79-të i dhanë 3 pikë Komos.
Skuadra surprizë e Seria A ndodhet tashmë në kuotën e 12 pikëve, po aq sa “Zonja”.
Como që mban aktualisht vendin e pestë është edhe befasia e madhe e Seria A këtë sezon.
Niko Paz me katër gola dhe po aq asistime ndodhet në krye të golashënuesve të Seria A.









