SERIE A/ Juventusi pëson humbjen e parë në kampionat – Como e mund pastër

Juventusi ka pësuar humbjen e parë të sezonit, pikërisht në javën e shtatë të Seria A.

“Zonja” është dorëzuar në transfertë ku Como fitoi pastër me rezultatin 2-0.

Kempf në minutën e katërt dhe Niko Paz në minutën e 79-të i dhanë 3 pikë Komos.

Skuadra surprizë e Seria A ndodhet tashmë në kuotën e 12 pikëve, po aq sa “Zonja”.

Como që mban aktualisht vendin e pestë është edhe befasia e madhe e Seria A këtë sezon.

Niko Paz me katër gola dhe po aq asistime ndodhet në krye të golashënuesve të Seria A.