Bujar Leskaj ka dalë hapur si njeriu më pa komplekse pavarësisht forcës politike ku bën pjesë. Dukshëm, Leskaj nuk pyet për kreun e partisë së tij, Sali Berishën dhe shokët që i mbledh e njëjta seli.
Deputeti demokrat është shfaqur krah socialistëve, Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu, mesa duket foto e shkrepur pas protestës në sheshin “Skënderbej” e cila u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët prej pesë vitesh përballen me Gjykatën e Hagës.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat gjatë protestës, Bujar Leskaj u pyet për urdhrin që ka dhënë Sali Berisha për të mos marrë pjesë në tubim, por ai shkurtimisht tha: “Kujt po i rruhet për urdhëra”.
Pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama ishte ai që publikoi thirrjen e organizatorëve të kësaj protestë në rrjete sociale. Deputetët e selisë rozë, padyshim që e respektuan urdhrin.
Në kampin opozitar, kishte një urdhër nga Sali Berisha për të mos marrë pjesë, mesa duket për shkak se PS-ja ndodhej aty, në zemër të kryeqytetit.
I vetmi që tha se “nuk e rruan” për urdhëra, ishte Bujar Leskaj, i cili nuk është mjaftuar vetëm me këtë deklaratë, por edhe duke pozuar krah socialistëve.









