DEBATI NE KUVEND/ Pretendimet për votat e diasporës; Balla ja bën të qartë Nokës: O Flamur, do ju mundim prapë edhe në vitin 2029

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla rihapi këtë të enjte në Kuvend pretendimeve të opozitës për manipulim të votave nga diaspora në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij, Balla iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Balla tha se PS e ka mundur PD-në me rezulatate në të gjithë botën dhe se do të mundë prapë demokratët edhe në zgjedhjet e vitit 2029.

“Sa i përket votës së diasporës, ju kemi mundur o Flamur në të gjithë botën. Nga Amerika në Kanada, nga Britania e Madhe në Evropë, po, do ti edhe në Australi dhe do ju mundim prapë edhe në 2029. Më vjen keq që nuk i kemi edhe për zgjedhjet vendore votat e diasporës. Por di, siç e dini edhe ju që ju jeni drejtuar Prokurorisë së Posaçme me kallëzim sa i përket asaj që është pjesë organizative e Partisë Socialiste në kuadër të fushatës zgjedhore për votën e diasporës. Keni marrë edhe përgjigjen e hetimit. Dhe mbi atë përgjigje të hetimit për mosfillim, nuk keni bërë as ankesën në Gjykatën e Posaçme, sepse procedura, sipas Kodit të Procedurës Penale, parashikon që kur pala nuk është dakord me vendimin, shkon dhe apelon”,-tha Balla.