ZYRTARE/ Përfundojnë hetimet për korrupsion ndaj ish-shefit të Rrugores – SPAK e dërgon të pandehur për gjykim bashkë me 4 punonjës të tjerë

SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv. Ndër ta është ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka dhe 4 punonjës të tjerë.

Veç akuzave ndaj të pandehurve, SPAK ka ndarë edhe detaje lidhur me rrethanat e faktit.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit 2023, në ngarkim të pesë të pandehurve, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të organeve të drejtësisë, të parashikuara nga nenet 319, 319/ç dhe 25 të Kodit Penal.

Të pandehurit

Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.

Sokol Novaku, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.

Edison Tabaku, Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.

Ergest Vrioni, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.

Bledi Belba, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.