VENDORET NE KOSOVE/ 46 kuti votimi të numëruara në Ferizaj – kryeson Agim Aliu i PDK-së

Komuna e Ferizajt deri më tani ka numëruar 46 kuti votimi nga 154. Sipas rezultateve të KQZ-së në Ferizaj kryeson PDK-ja me kandidatin Agim Aliu me 8,355 vota, 55,85%

Enver Haliti i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 4,354 vota, 29,10%. Nga ana tjetër Visar Azemi i LDK-së ka marrë 1,969 vota, 13,16%. Kandidatja e AAK-së, Xhemile Murati Shabani ka marrë 282 vota, 1,89%.