NGJARJE E RENDE/ Sherr masiv me thika në Bathore – raportohen se katër të plagosur u nisën me urgjencë drejt Traumës 

Burime nga policia bëjnë me dije se efektivët e Komisariatit nr. 5 kanë shoqëruar disa persona ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se 4 personat që janë plagosur po marrin mjekim në spitali e Traumës në Tiranë.

Në konflikt, përveç thikave mësohet se janë përdorur edhe sende të tjera të forta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të verifikuar çdo person që ka marrë pjesë në konfliktin e dhunshëm.