Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka pranuar krimin në Komisariatin Numër 1.
Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.
Është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme gjyqtari Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra.









